1907- Vdiq Giosue Carducci, poeti më i madh italian në dekadat e para pas bashkimit të Italisë, profesor i vjetër i letërsisë italiane në Universitetin e Bolonjës. Fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1906 (“Jambi dhe epode”, “Rima të reja”, “Oda barbare”).
1936- Zgjedhjet parlamentare në Spanjë fitohen nga Fronti Popullor, një koalicion i socialistëve, komunistëve, republikanëve dhe partive të tjera më të vogla. Qeveria u formua nga Manuel Azanja që rivendosi kushtetutën demokratike. Në vitin 1931, përpjekja e ushtrisë për të përmbysur qeverinë republikane në korrik u përshkallëzua në një luftë civile që përfundoi në vitin 1939 me vendosjen e diktaturës së gjeneralit Franko.
1945- Avionët amerikanë fillojnë bombardimin masiv të Tokios në Luftën e Dytë Botërore.
1959 Lideri gueril Fidel Castro bëhet kryeministër i Kubës pasi rrëzoi diktatorin Fulgencio Batista më 1 janar 1959.
2002- Vdiq traineri i parë i kombëtares angleze të futbollit, Walter Winterbottom, i cili ishte në atë pozicion për kohën më të gjatë (1947-1962). BETA
2016-Ndërroi jetë Boutros Boutros-Ghali, një diplomat egjiptian që shërbeu si Sekretari i gjashtë i Përgjithshëm i OKB-së nga viti 1992 deri në 1996, kohw gjatë shpërbërjes edhe së ish-Jugosllavisë. BETA