Mediu tha se propozuan që të dilej me një kandidat të vetëm por megjithatë për këtë nuk kanë rënë dakord Komisioni i Rithemelimit dhe PD.
Fatmir Mediu: Kemi pasur diskutime me Komisionin e Rithemelimit, ajo çka unë kam parashtruar ishte nevoja për të dalë me një kandidat të vetëm dhe besoj se propozuam një formulë e cila ishte pozitive për të dalë me një kandidat të vetëm. Pati një lloj vlerësimi fillestar. Unë u nisa nga fakti sepse Grupi për Rithemelimin e kishte propozuar ndryshimet statutore, ndërsa PD e kishte përcjellë tek ideja një anëtar një votë. Po të njëjtën diskutim bëra edhe me Enkelejd Alibeaj në emrin e Bashës, por nuk pashë vullnet të bashkimit të dy pjesëve PD në këtë proces.
Ai tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e ndarjes së opozitës, ndërsa shtpi se çdo tendencë për ta ndarë opozitën është në dëm të interesave të shqiptarëve.
Fatmir Mediu: Është e vështirë që të fitosh një garë zgjedhore kur ti ke dy figura përballë njerëz dhe ndan votat. Kjo është në disfavor të opozitës. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e ndarjes. Ne kemi qenë gjithë kohës që duhet të ketë një opozitë. Çdo tendencë për ta ndarë opozitën është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.