Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta është infektuar me COVID, edhe pse ka marrë tre doza vaksine.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale ai thotë se po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt.
“Ç’kemi djema, Ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim.
Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një here”, shkruan Meta.
Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta ka qene disa dite me pare ne Tirane teksa bashke me kryebashkiaku nErion Veliaj, organizuan një darkë bamirësie, në ndihmë të “Casa Rosalba”, një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Mes emocionesh për gjestin e veçantë të këngëtarit Ermal Meta, i cili dhuroi një fond bamirësie për këtë qendër, Veliaj tha se veprime të tilla duhen bërë sa herë është mundësia, për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë./m.j