Gazetares së njohur gjermane, Clara Pfeffer i ka rënë të fikët gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Teksa, ajo ka qënë në një bisedë më të ftuarin, ka filluar të belëbezoj dhe ka humbur ekuilibrin duke bërë që të rrëzohet. Stafi aty pranë nxitojnë për ta ndihmuar atë, ndërsa kamera e emisionit është zhvendosur në një tjetër plan.
Në një njoftim për Twitter kryeredaktori i rrjetit gjerman tregoi se Pffefer është në gjëndje të mirë shëndetësore. Sakaq, edhe vetë gazetarja ka reaguar pas incidentit duke pohuar se nuk kishte ngrënë mëngjes dhe prandaj i kishte rënë të fikët.
“Kjo është e vërtetë. Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi, u ndjeva “e ikur” për “një apo dy minuta ”, tha gazetarja gjermane.