Pak minuta para takimit me Blinken/ Kryeministri gjen kohë për komentuesit: “E shkatërruat vendin…”. Rama i përgjigjet: “Të shash dhe shpifësh është kollaj, por…”

TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në “Facebook” pak minuta para takimit me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Teksa kishte publikuar shifrat e fundit të këshillimit kombëtar, disa komentues e cilësuan një farsë dhe i përshkruan një tablo të zymtë të vendit kryeministrit, duke e akuzuar madje për shkatërrim të vendit.

REPLIKAT

Komentues 1: Po sapo me erdhi, faktikisht është pyetësor (tip testi), nuk është opinion, se di se nëse mund të kem diku tjetër mundësi të jap opinion në këtë “Këshillimin Kombëtar” që si nismë është shume e nevojshme, por përgjigjet tona si qytetarë të Republikës së Shqipërisë sigurisht do të jenë shumë të thata dhe në përgjigje të thata perceptohet gabim!

Edi Rama: Janë pyetje për vendimmarrje, po në këtë drejtim ose jo në këtë drejtim dhe vendosëm të pyesim qytetarët sepse kemi dilemat tona për këto vendimmarrje, prandaj edhe zëri i qytetarëve do të jetë vendimtar😊

Komentues 2: O zoti kryeministër mos vallë ke nevojë për ndonjë palë syze se edhe mosha bën të vetën 🤔përtej kësaj. Por po të shtoj një pyetje të 12 apo 13 se nuk e di sa pyetje ka formulari. Se deri më tani ke postuar vetëm nga mosha e tretë që e kanë “plotësuar” apo vetëm ato kanë ngelur në këtë vend që kur keni ardhur ju në pusht…tet……por e dua një përgjigje të sinqertë😣😵😵

Edi Rama: Nuk e kuptova pyetjen, por kryesisht zarfat janë për moshën e tretë, sepse ata më të rinjtë mund ta mbushin kollaj fare pyetësorin online në linkun www.keshillimikombetar.al prandaj jepe edhe ti opinionin tënd, në vend se të humbasësh kohë me pyetje përqeshëse të cilat nuk prodhojnë asgjë.

Komentues 3: Sikur nuk e di ti çfarë problemesh ka vendi, stil komunizmi, që në Shqipëri vetëm ndodhin, sa djallëzor u bëri regjimi, shpikni lloj-lloj çmendurirash të kalojë e sotmja, të kenë material njerëzit për gjysmë viti dhe sajoni pasi të mbarojë kjo, është bërë gati skenari i radhës, nuk e di ti që tokat janë djerrë, bankat e shkollës janë bosh, njerëzit rrojnë me 2 dollarë, nuk e di ti që vetëm pleq kanë mbetur. E shkatërruat vendin dhe tani bëni sikur asgjë s’po ndodh dhe keni nevojë për ndonjë korrigjim të vogël, dhe sa për punët që keni bërë për 40 vjet, një njeri me çekan do kishte shtruar rrugët e një qyteti.

Edi Rama: Po të ishin tokat djerrë nuk do ishte rritur eksporti i prodhimeve bujqësore nga 120 milionë në vit në 2013 në thuajse gjysmë miliardi në 2022; po të ishin bankat e shkollës bosh nuk do kishte akoma nevojë për shkolla të reja sepse ka ende klasa me dy turne; po të rronin njerëzit me 2 dollarë s’do kishte më shumë makina për frymë se në tërë rajonin e kështu me radhë… Të shash është kollaj, të shpifesh është edhe më kollaj, po të punosh e të ndryshosh gjërat nuk është hiç kollaj, ndërkohë që Këshillimi Kombëtar nuk bëhet sepse ne nuk dimë problemet, po sepse për çështjet në fjalë kemi dilema për vendimin që duhet të marrim! Prandaj na duhet mendimi i qytetarëve dhe prandaj do ta marrim atë parasysh😊

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com