Policia zvicerane ka arrestuar një 21 vjeçar shqiptar pasi u kap duke trafikuar drogë në rrugët e Luzernës. 21 vjeçari është lënë në paraburgim pasi akuzohet për përdorim dhe trafikim të kokainës.
Kur u përball me policinë, ai sillej nervoz dhe i shqetësuar, por një test i shpejtë i drogës nxori në dritë gjithçka, shkruajnë mediat zvicerane.
Ai rezultoi pozitiv me kokainë dhe pas kontrollit në makinën e tij atij iu gjetën dy çanta me heroinë dhe kokainë të cilat do t’i shiste tek klientët e tij.
21 vjeçari u vendos menjëherë në pranga. Ndërsa iu nënshtrua kontrollit edhe në shtëpinë e tij në Kriens. Aty policia siguroi lëndë të tjera narkotike dhe disa mijëra franga cash.