“Me pallto e bastun në dorë”/ Një imazh i hershëm i Themistokli Germenjit pak para se të ekzekutohej nga francezët (VIDEO)

Ai ishte një nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të qytetit të Korçës, Themistokli Germenji i cili së bashku me veprimtarë të Rilindjes Kombëtare, luftuan me të gjitha mënyrat për lirinë e Shqipërisë.

Së fundmi është zbuluar edhe një nga xhirimet më të rralla të tij në Korcë që daton në mars të viti 1917.

Sa i thjeshte aq madhështor, qytetar fisnik, i hijshëm, sic duket ne ketë xhirim me pallto, republike ne koke dhe bastun ne dore.

Në pamjet e publikuara nga “FM Images Albania’ si asnjëherë më parë 7 muaj para ekzekutimit të tij jepen pamje të stërvitjes teksa Korca ishte pushtuar në atë kohë nga Franca.

Themistokli Germenji u ekzekutua në 9 nëntor të vitit 1917 nga francezët, që ishin forcë kryesore aty, nga blloku i Antantës në Luftën e I Botërore.

Korça gjatë asaj kohe ishte e pushtuar nga Franca. Një lloj pushtimi i dëshirueshëm për kulturën dhe frymën që solli. Korça ndryshe u quajt dhe ‘’Parisi i vogël’’ dhe vetë korçarët e mirëpritën këtë lloj pushtimi, u vinte për hise për vetë kulturën që përcillte Franca, për frikën e një pushtimi të mundshëm të grekërve që prisnin në kufi të Shqipërisë.

Themistokli Gërmenji lindi në Lindi në Korçë në 1871, në një periudhë të rrezikshme kur Shqipëria pritej të sulmohej nga të katër anët e saj. Me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i ati, ishte patriot dhe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, i cili u vra në Thrakë, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com