Në ditën kur duhet të udhëheqë fushatën elektorale për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha po organizon takime në Tiranë për rishikimin e hartës territoriale-administrative, pra që nënkupton një ndarje të re të bashkive.
Basha ka lënë pas fushatën elektorale, e tashmë dukshëm po kërkon shtim të bashkive apo në rasti më të mirë edhe të ashtuquajtura komuna të dikurshme dhe kjo vetëm për arritur atë që cilësohet si torta elektorale për të pasur disa bashki më shumë pro tij. Por kjo lëvizje e Bashës lë në plan të dytë 6 bashkitë që janë në garë për kryetarin e bashkisë, si Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja e Dibra.
Kandidatët e tij, ndryshe nga grupimi “Berisha” deri më tani janë lënë më mëshirë të fatit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet elektorale dhe kryer prezantimin në çdo qytet, duke sfiduar kështu me kandidatët e tij, jo vetëm PD-në e Bashës, por edhe socialistët.
Në takimin e sotëm për ndarjen e re territoriale, Basha tha se PD dhe ai pret me padurim ecjen përpara të këtij procesi.
“Koha na ka dhënë të drejtë. Ndaj një thirrje për reflektim dhe me besim të madh se duke bashkuar shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu, jam i bindur se kjo tryezë e parë është një fillim i mbarë. Koha nuk pret dhe prandaj PD mbështet ecjen përpara të këtij procesi në të gjithë hapësirën publike, jo vetëm në atë parlamentare por kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim e këtu në qendër ku pasojat e centralizimit janë më të dhimbshme”, theksoi Basha. Nuk dihet se si mund të cilësohet ky qëndrim i Bashës, si një “shitje” e betejës së 6 marsit apo thjeshtë për ta faturuar si një humbje të mundshme, faktorit të përçarjes së PD-së, duke akuzuar Berishën.
Sinjale të tilla janë dhënë prej kohësh, ku shumë zyrtarë demokratë janë shprehur se nuk ka një garë pasi PD-ja ka probleme të brendshme. Basha mund t’i falë këto bashki, duke kërkuar që të ketë një bashki më vete Paskuqanin, apo Delvina me një rishikim të territoreve, apo të kthejë ndonjë ish-komunë në bashki, e kjo me qëllim ketë disa njësi të PD-së, si torta elektorale për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Fitoren e ka në xhep,se i’a jep Edi Rama