Kryeministri Rama i është drejtuar kryesisë së kuvendit për të takuar kryeparlamentarin Ilir Meta. Ditën e djeshme, dy drejtuesit e maxhorancës patën një takim të gjatë për më shumë se dy orë, ku merrnin pjesë dhe drejtues të tjerë të lartë të majtë, si krerët e dy grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi e Petrit Vasili, por edhe Ministri i Drejtësisë Manjani etj.
Diskutimet janë të fokusuara tek reforma në drejtësi, e cila ka “ngecur” pas mos arritjes së konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës, në lidhje me formulën e votimit të zyrtarëve dhe instancave më të larta të gjyqësorit.
Dje kryeministri përpara takimit me Metën ka patur një bashkëbisedim me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Donald Lu e Romana Vlahutin, takim i cili zgjati për rreth 2 orë në ambientet e Kryeministrisë.