Kryeministri Edi Rama është takuar në SHBA me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres. Ky takim vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Kreu i qeverisë ka publikuar edhe pamjet nga takimi, ndërsa shkuan në Facebook se Shqipëria ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri Rama nisi sot vizitën disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Në vizitën 4-ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Takimi i datës 15 shkurt do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Antony Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G../m.j