Kryeministri Edi Rama vijon të replikojë me qytetarë të shumtë të shqetësuar nga nisja e aksionit për shembjen e banesave të tyre në disa zona të Tiranës.
Rama i përgjigjet komentuesit duke i thënë se ndonëse ka ndërtuar pa leje dhe në tokën e tjetrit, qeveria do t’i japë atij bonus qiraje dhe shtëpi të re.
Qytetari: Unë duhet me e plotësu pyetësorin, e duhet me lënë kockat ke shpia që po’ shembet e askush stë përfill
Edi Rama: Te përfill në fakt aq shumë sa megjithëse shtëpinë e ke ndërtuar pa leje, në tokën e shtetit a të tjetrit, të jep bonus qeraje deri kur të të ndërtojë dhe japë shtëpinë e re!
Çfarë kërkon më shumë apo të tjerët duhet të ngrohen në diell dhe të mos u bëhen shtëpi të reja? Jo i dashur, zhvillimin dhe strehimin e familjeve në nevojë nuk e merr dot peng askush, aq më pak ata që kanë ndërtuar pa leje!/m.j