Administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, Arjola Kodra, ka dhënë sot llogari para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku ju është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të pranishëm.
E pyetur nga deputeti Belind Këlliçi, nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, administratorja Kodra ka thënë se “marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë”.
Por, pas këmbënguljes së Këlliçit se Komisioni mund t’i “nxjerrë audio e video”, administratorja është shprehur se “Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën”.
Pjesë nga diskutimet:
Administratorja: Shoqëria ofron një shërbim të caktuar
Çupi: Ju merrni 29 euro nga viti 2017, ndërkombëtar që puna nuk ka nisur akoma.
Administratorja: punimet kanë nisur me deklaratën paraprake në vitin 2017.
Tabaku: Ju konsideroni se fillimi i punimit është gjelbërimi?
Administratorja: Tarifa nuk është marrë vetëm për gjelbërimin e zonës, por për rehabilitimin e zonës.
Arben Pëllumbi: A keni ju një shkop magjik…
Administratorja: Fatkeqësisht nuk e kemi shkopin magjik, do ishte mirë ta kishim.
Shalsi: Ju hakërryet për telefonin, ndërkohë që po shkruani mesazhe vetë. Dua t’i kujtoj znj. Cupi, që bashkërisht kemi firmosur kodin etik, që na ndalon përdorimin e celularit. Minimalisht, shembulli i mirë që mund të jepni ishte që, teksa e pyesnit administratoren, të linit celularin, se edhe mua më bëri përshtypje. E kam shumë të rëndësishme etikën.
Së dyti, pyetja juaj është shumë e drejtë, por e drejtuar 3-4-5 herë nuk ka vlerë, sepse përgjigjja ishte e njëjtë. Përdoreni në mënyrë pak më efikase të kohës.
Tabaku: Kërkoj ndjesë për celularin, por më kanë nisur një listë për inceneratorët, ndaj po diskutoja për pagesat. Si justifikohet pagesa që ka marrë Bllako?
Administratorja: Zotëria është punësuar para administrimit tim. Unë nuk mund të mbaj mend të gjitha pagat e punonjësve. Ai është punësuar nga paraardhësi im, aktualisht nuk punon pranë shoqërisë. Në mos gaboj është larguar në vitin 2091-2020.
Tabaku: Ne kemi pagesat deri në vitin 2020.
Administratorja: Këtë duhet ta verifikojmë.
Tabaku: Kush është supervizor?
Administratorja: Shoqëria “Ave konsaltin shpk. Autori është zoti Arben Dervishi.
Këlliçi: Nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton?
Administratorja: Po, marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë. Aktualisht, në këto momente që po flas, nuk kam kontakte.
Këlliçi: Kur jeni takuar për herë të fundit me ta?
Administratorja: Ju përgjigja njëherë kësaj pyetje, nuk është nevoja t’i rikthehemi. Nuk e kam të memorizuar tani kohën se kur jam takuar apo kur kam folur me këta zotërinjtë.
Këlliçi: Nëse dalin audio e video, ju mbani përgjegjësi penale.
Administratorja: Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën.
Këlliçi: Klodian Zoto rezulton aksioner i shoqërisë.
Administratorja: Zoto nuk është aksioner.
/b.h