Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë një lidhje në Skype për “Fax Neës” ka folur zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Salianji u shpreh i bindur se vota e PD-së nuk do të përçahet pasi demokratët kanë kundërshtar, kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij. Sipas Salianjit ata që kanë nxjerrë kandidat në emër të LSI dhe PDK kanë interesin për të ndihmuar Edi Ramën.
“Ka një pakënaqësi ajo që shoh në gjithë Shqipërinë por sidomos në bashkitë ku kryhen zgjedhjet. Akumulimi ndaj mashtrimeve të qeverisë, rritja e çmimeve të produkteve të shportës, gazit, energjisë, naftës dhe gjithçkaje elementi tjetër që ka të bëjë me keqqeverisjen kudo në Shqipëri.
Gara brenda PD-së, kush do të marrë më shumë vota? “Gara e PD është me kandidatët e qeverisë dhe një garë për të rikthyer kandidatët e saj në bashkitë që zhvillohen zgjedhjet drejt PD-së. Cdo garë tjetër e tentuar për tu shitur si brenda PD pasi kemi bërë disa vendimmarrje në PD për ndryshime statusore të Berishës dhe disa të tjerëve. Gara e demokratëve zhvillohet në PD, në kolegjin e anëtarëve etj dhe ata vendosin gjithçka. Nuk e besoj që demokratët do të përçahen dhe nuk do të votojnë tek logoja e PD. Ajo që punon çdo demokrat apo përfaqësues i PD-së duhet të jetë vetëm rritja e PD dhe logoja e saj dhe jo devijimi i votës në logon e partive të tjera.
PD është një parti 30 vjeçare, s’ka nevojë të bëjë historik për qeverisje apo opozitë. PD ka bërë gjithçka për të pasur një kandidat të vetëm dhe për të pasur mundësi që të mundim kandidatin e qeverisë. Ata që kanë nxjerrë kandidat në emër të LSI dhe PDK kanë interesin për të përçarë votat duke i shërbyer drejtpërdrejt Edi Ramës. Këto janë zgjedhje të pjesshme dhe të vështira të cilat duhet të testohet qeveria për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD ka bërë gjithçka për të qenë e hapur dhe për të takuar cdo fakto opozitar që të bashkohen me PD, pavarësisht mendimit ndryshe”, tha Salianji.
/b.h