Nga Arbër Hitaj
Ruleta ruse, ështe një lojë vdekjeprurëse ku ata që marrin pjesë rrezikojnë gjithë kohës të eliminohen fizikisht. Me vetëm një fishek, lojtarët vendosin pistoletën me mulli dhe e shkrepin në kokë! Fiton ai që del i gjallë! Por nëse loja zgjatet nuk ka fitues!
Shtyrja e vetingut me një dakordësi të imponuar nga Ambasada Amerikane, tregoi qartazi atë që triniteti i të keqes po bën prej kohësh me SHBA, lojën e ruletes ruse.
Me argumente pa kuptim, deputetet e LSI drejtuar nga familja presidenciale abstenuan. Me thellë shkoj në argumenta fluid foltorja dhe deputetët e saj që jo vetëm nuk morën pjesë në votim, por akuzuan këdo që e votoi si tradhëtar të kauzës opozitare!
Pra në një proces të iniciuar dhe shtyrë nga SHBA-të, ata që u përfshinë për Berishën janë tradhëtarë! Me një mundësi të artë që ‘Shtëpia e Lirisë’ pati për të treguar qasjen e saj pro reformës në drejtësi, zgjodhi të luajë përsëri ruletën ruse. Si të mos mjaftonte kjo, akuzat ndaj Ambasadores Yuri Kim, nuk kanë të ndaluar duke e quajtur deri dhe guvernatore! Por mundësitë në jetë dihen që janë të pakta, dhe foltorja nuk humbi vetëm një mundësi, por humbi shansin e madh dhe ndoshta të vetëm në gjithë këto kohë!
Më e qetë situata te gjitoni tjetër në Lalëz, Monika Kryemadhi, para 1 viti vendoste paralele mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por tani në mënyrë krejt të beftë Meta qënka burri i shtetit që duhet të mbrohet si kalorësi i demokracisë! Çfarë hipokrizie! Një shkollë e vjetër politike sa vetëm kur e analizon me vëmendje përfaqëson vetëm interesat familjarë dhe asgjë më shumë.
Të çartur dhe me stil komunist sulmuan edhe mediat me akuzën e ‘fake news’, këta fosile politike që kanë hedhur male me shpifje ndaj kujdo, qoftë ju ka thënë ndonjë kritikë, akuzojnë median se nuk ka thënë të vërtetën!
Por historia e afërt politike, që nga rrëzimi komunizmit apo pranvera arabe, ka treguar se të luash ruletën ruse me amerikanët ka vetëm një përfundim, në fund asnjëherë si shpëton plumbit!