Fermerët e Bilishtit janë mbledhur paraditen e kësaj të diele pranë stadiumit të qytetit për të protestuar ndaj mungesës së tregjeve, duke bërë që prodhimet e tyre të mbeten stok.
Problematikë për këtë sektor është edhe çmimi i naftës, skemat e subvencioneve dhe rritja e çmimit të plehrave kimike.
Për pasojë, ata kërkojnë mbështetje nga shteti.
“Po u vazhdua kështu, në fshat nuk do të ketë njeri. Organizimi është i dobët, këtu duhet të ishte i gjithë Devolli”, u shpreh fermeri.
/a.r