Mori për ‘ters’ batuta e Ermal Mamaqit dhe reagimet e banorëve për Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Shakaja e cila u bë brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka bërë që këngëtarja të presë biletën e avionit dhe të largohet.
Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij. Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë. Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura.
Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj. Ende nuk ka një reagim nga vetë Beatrix.