Dozat përforcuese të vaksinave anti-covid humbasin efektivitetin pas katër muajsh, duke rritur gjasat që disa qytetarë të kenë nevojë për një dozë të katërt, tha CDC. Studimi u fokusua te personat që kishin nevojë për trajtim, kështu që nëse kjo popullatë ka përfshirë të moshuarit ose ata me sistem imunitar të dobët, vaksinat përforcuese mund të jenë më pak efektive.
Studime të tjera kanë treguar se ndërsa vaksinat mund të humbasin një pjesë të potencialit të tyre për të parandaluar sëmundje serioze dhe shtrimin në spital tek të rriturit mbi moshën 65 vjeç, ato mbrojnë të rinjtë e shëndetshëm.
CDC ka publikuar më parë të dhëna që tregojnë se doza e dytë dhe e tretë e vaksinave Moderna dhe Pfizer-BioNTech ishin më pak efektive kundër Omicron sesa kundër Delta. Në studimin e ri, një ekip studiuesish të financuar nga CDC mblodhi të dhëna nga 10 shtete – midis 26 gushtit 2021 dhe 22 janarit 2022. Këto të dhëna përfshijnë periudhat kur varianti Delta dhe Omicron përbënin më shumë se 50% të rasteve në SHBA.
Ekipi analizoi 241,204 persona 93,408 prej të cilëve ishin të shtruar në spital midis të rriturve mbi 18 vjeç. Mbrojtja u reduktua nga 69% brenda dy muajve pas dozës së dytë në 37% pas pesë muajsh ose më shumë.
Efektiviteti i dozave përforcuese gjithashtu u reduktua. Mbrojtja nga dozat u reduktua në 66% brenda katër ose pesë muajve dhe në vetëm 31% pesë ose më shumë muaj pas marrjes së dozës së tretë.
g.kosovari