Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka refuzuar të jetë pjesë e banorëve që do të darkojnë në Big Brother VIP mbrëmjen e kësaj të premteje dhe shkak për këtë është bërë shakaja që aktori Ermal Mamaqi bëri me Donald Veshajn në lidhje me Bora Zemanin.
“Ju sot do të kishin një bisedë me ish-banorët, Trixa ka vendosur që të mos vijë pasi zhvillimi i batutës së Ermal Mamaqit e ka mërzitur shumë”, tha prezantuesja Arbana Osmani gjatë emisionit.
Kujtojmë se teksa ishte i ftuar në shtëpinë e BBVIP, bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur, aktori Ermal Mamaqi gjatë një bashkëbisedimi që bëri me Arjola Demirin, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn dha disa informacione nga jashtë.
Ai zbuloi planin e projektit të tij për sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, ku tregoi se do të marrë si aktore Bora Zemanin dhe do dëshironte ta bënte çift me balerinin, Ilir Shaqiri, ndërsa Donaldi i sugjeroi Ermalit që ta paguante mirë ish-të dashurën e tij.
Pas kësaj, moderatori është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe është rikthyer për t’u përshëndetur me banorët.
Mirëpo mesa duket ngacmimet e aktorit të humorit ndaj Donaldit nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix Ramosajt, ku sipas tij kanë shpërthyer në komente dhe mallkime të shumta.