Një ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut, presidenti Ilir Meta është zotuar se do të angazhohet fuqishëm në politikë.
Përmes një postimi në profilin zyrtar Meta thekson se ky veprim i tij do të ndërmerret si një nismë për të kthyer sovranitetin në mënyrë që të sipas tij mos bëhen ndryshime në Kushtetutë pa u bërë më parë një referendum popullor.
‘E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë.
Shumë më fort se në dhjetor 1990.
Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar dhe tradhtuar.
T’i japim vlerën që i takon popullit.
Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë asnjë Kuvend me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum.’ shkruan Meta./m.j