Einxhel Shkira dhe aktori i njohur i humorit Donald Veshaj kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit të tyre në “BB Vip”. Ajo është shprehur se është zhgënjyer dy herë nga Donaldi.
Sipas saj, hera e parë ishte kur ajo moderonte tek emisioni “Binjakët Show” nga Romeo dhe Donaldi dhe këta të fundit nuk e kanë paguar atë, ndërsa e dyta herë lidhet me Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit.
Gjatë një bisede me Monikën, Einxhel është shprehur se Donaldi e ka provokuar duke e prekur në plagën e saj më të thellë.
“Kemi rënë dakord, për të mos qenë dakord. Këtë muhabet, këtu brenda nuk do i japim drejtim. Për aq kohë sa merret sikur gjëja ka dalë për me i bërë keq. Ai thjesht është përfshirë te kjo gjëja. Dhe unë jam e përfshirë emocionalisht te ajo gjëja dhe ai thjesht ma provokoi, thjesht ma gërrici plagën dhe ndërkohë dy javë më pëprara më kishte thënë: “Hë thuaje! Pse,çfarë mendon se po e the, do dalësh mirë?” Si me ma prek të çarën dhe e sheh ti a reagoj unë apo jo”, shprehet Einxhel.
Rikujtojmë se brenda shtëisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme iu bashkuan Agron Llakaj, Edi Manushi, Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Ermal Mamaqi dhe Flor Gjini, miku i ngushtë i Einxhel Shkirës.
/b.h