Arsenali është e interesuar të nënshkruajë me ish-lojtarin e akademisë, Oguzhan Ozyakup.
Sipas gazetës turke Milliyet, “Topçinjtë” janë të etur për ta rikthyer mesfushorin krijues të Besiktasit në radhët e veta.
Ozyakup iu bashkua akademisë Arsenalit nga AZ Alkmaar në vitin 2008, por u shit tek skuadra turke në vitin 2012 për një shumë qesharake prej 400 mijë paund, transmeton Telegrafi.
Mesfushori tani vlerësohet rreth 9.3 milionë paund nga klubi turk, të cilat skuadra londineze është e gatshme t’i paguan.
Edhe Ozyakup ditë më parë ka thënë se është i gatshëm të transferohet në ndonjë ligë prestigjioze evropiane duke mos specifikuar ndonjë ekip.