Prokuroria ka zbuluar të tjera detaje mbi rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë drejt Sirisë nga ish-imami i xhamisë se fshatit Leshnicë te Pogradecit, Almir Daci. Organi i akuzës dërgoi në gjyq 33-vjecarin, i cili mësohet se ka pasur lidhje të ngushta me Bujar Hysën dhe Genci Ballën, për të cilët vazhdon procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Në përgjimet e Prokurorisë, Daci i referohet Genci Ballës si Hoxha, ndërkohë që i kërkon njërit prej të pandehurve lekë, pasi gjendja në Siri është mjaft e vështirë, raporton Vizion Plus.
Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë, Prokuroria ka përfshirë dhe dëshmitë e familjarëve të Erjon Alinji ish-komando në Zall-Herr, edhe ky i dyshuar si i vrarë. Alinji me origjinë nga Leshnica është larguar drejt Sirisë në shkurt të 2013. Familjarët e tij e akuzojnë Almir Dacin për rekrutimin e tij.
Po ashtu Daci akuzohet dhe për rekrutimin e një tjetër ish-komandoje Almir Përleka ndërkohë që nga interpretimet janë zbuluar biseda mbi thirrjet për rekrutim. Sipas Prokurorisë në faqet e ndryshme te web ku urohet për festën e Bajramit disa prej të dyshuarve kanë bërë thirrje për xhiahd.
I tillë është rasti i një 70 vjecari, i cili gjatë krahas urimeve për Fiter Bajramin lajmëron se ndodhet në tokën e Shamit, ndërsa u bën thirrje djemve të rinj të shkojnë për xhihad. E ndërsa Daci qe ndodhet ne Siri çohet ne gjyq ne Shqipëri, çështja e rekrutimeve vazhdojnë te shqetësojnë shërbimet sekrete.
Mediat italiane i referohen atyre, duke shkruar se ISIS kërkon luftëtarë të gatshëm në Shqipëri për ti çuar në Itali. Madje sipas tyre, shteti islamik shpërblen luftëtarët me paga që shkojnë deri në 2 mijë euro, mjafton q ë të rekrutuarit të njohin gjuhën italiane dhe të kenë njohuri kompjuterike. Vizion Plus