Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama komentoi pergjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, sipas te cilit ne bisede jane Ilir Meta dhe bisnesmeni Kastriot Ismailaj. Ai tha se ky është një keqpërdorje deri në neveri. Sipas tij vëmendja duhet të përqëndrohet tek reformat e rendësishme, si ajo në drejtësi dhe problemet ekonomike të qytetarëve, të cilat po theksohen dhe nga përmbytjet.
“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar perveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërodrura deri në neveri. Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme. Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve. Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të prostituojnë”, tha Luan Rama. / ABCnews.al