Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shtet.
Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë nuk i intereson fare. Ai tha se nuk ka asnjë konflikt me SHBA, dhe se ato janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit, ose Rama, duke iu kthyer çështjes së shumpërfolur së vitit 2012.
“E ke vërtet këtë për mua, se ca do të bëjnë këta atë e di unë. Sikur gjithë bota të më bëjë non grata smë intereson fare sepse kam raport me popullin shqiptar.
Zonja e Bilalit do të më bëjë non grata, zonja bilali që ndërroi gjininë për të bërë një foto.
Unë kam një marrëdhënie të ngushtë me popullin shqiptar”, tha Meta për emisionin “Të Paekspozuarit”./m.j