Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS.
Rama theksoi se mbledhja kishte në fokus Këshillimin Kombëtar, po ashtu në fokus ishin edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se nga përçarja e vazhdueshme nuk është arritur që të jepet maksimumi.
“Jemi mbledhur për Këshillimin Kombëtar. Tani është koha për të filluar një angazhim në territor, për të folur me njerëzit lidhur me nevojën për të dëgjuar njëri-tjetrit. Është një proces i ri dhe shpresoj që hap pas hapi të na japi mundësi ta fusin politik në çështje e rëndësishme.
Këto janë vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilema. Nuk ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë për tej nesh , ne po i them që për të gjitha këto çështje kemi dilema”, tha Rama, ndërsa shtoi: Nga përçarja kostoja kryesore ka rënë tek çështjet e rëndësishme.”
Koment mbi PS-PD mbi votat e Vettingut.
Rama: Kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm dhe të vështirë por është një proces i pastrimit të një grumbulli të madh, sepse në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Ua them atyre që habiten, se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Ajo që kemi bërë ne është e paprecedentë sepse kemi ecur me shpejtësi të skëterrshme. Të vazhdojë të pastrojë se ka ende shumë llum.
Pyetje: Ka pasur negociata mes PD dhe PS apo kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë ndërmjetësuar? Çfarë i dhatë PD-s për votat e Vettingut?
Rama: Nuk e di për çfarë negociatash në anglisht e keni fjalën, ne nuk bëjmë negociata në anglisht. Pastaj, të cilës PD, për cilën prej tyre e keni fjalën? Se ky është problemi, ka dy parti demokratike kështu që duhet ta shohim, ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre.
/a.r