Themeluesi i Partisë Demokratike në Shkodër Xhemal Uruçi ka analizuar figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aksionin e tij politik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Më tej Uruçi ka komentuar edhe shpalljen non grata të Berishës. Uruçi shprehet se Berisha nuk duhet të ëndërrojë se do t’i hiqet non grata, pasi kurrë nuk do të ndodhë kjo gjë dhe se non grata do ta shoqërojë Berishën gjithë jetën e tij.
“Kurrë nuk do t’i hiqet non grata Sali Berishës, as mos t’i shkojë mendja fare, nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Non grata nuk do t’i hiqet Sali Berishës, ajo do ta shoqërojë atë gjithë jetën e tij. Nuk duhet të shohë ëndrra kot. Non grata nga SHBA është e qartë, mos eja në shtëpinë time, je i padëshiruar!”, u shpreh Xhemal Uruçi i ftuar në Shqip.
/a.r