Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës.
Deputeti i PD gjatë fjalës së tij tha se ata do të votojnë sot pro, ndërsa Berisha ndërhyri duke thënë se marrëveshjet t’i vazhdojnë dhe seanca të ndërpritet.
Ndërkohë Salianji i kujtoi Berishës se ishte ai dhe Ilir Meta që dhanë konsensus për kalimin e Reformës me 140 vota, ndërsa sot për hallet personale kërkon të lërë jashtë drejtësisë SHBA dhe BE-në.
Debati i plotë Berisha-Salianji:
Berisha: Nëse vazhdohet t ëmashtrohen qytetarët në mënyrën më të paskrupullt për një reformë që i privoi ata nga e drejta themelore e një procesi të drejtë, nëse vazhdohet të lyhen e të lëpihen dështime të tilla të tmerrshme, faturën e të cilëve e paguajnë qytetarët, nëse me fjalë të sipërfaqshme dhe me përdorim mikrofoni, ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz mes kreut të Meduzës dhe Lul Bravës, kjo seancë duhet të ndërpitet menjëherë, sepse është një hipokrizi e madhe. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me argacin e tij si armë e tmerrshme. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.
Nikolla: Kjo nuk është për procedurë.
Berisha: A po flas për zërin e qytetarëve? A e dini ju zonjë se vetëm 24% e shqiptarëve i beosjnë reformës sot? A e dini ju zonjë se sot vetëm 7% e atyre që nuk votojnë besojnë pseudo-reformën e Soros dhe Ramës? A e dini ju se reforma është një nga shkaqet e spastrimit etnik të Shqipërisë? Nëse keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoheni, por mos përdorni mikrofonët për mashtrim. Historia nuk do ju fal kurrë.
Berisha: Jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, e di por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që ligjet organike do të votoheshin me konsensus. Unë po flas për PD në atë periudhë. PD sot është kundër, është opozitë e vërtetë shqiptare, dhe jo ju që votoni. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkërisht. Pasi ua fusin ato mengele, e kuptoni vetë ju, e dridhini dhe më fusni mua këtu. Jo zotëri, kam kundërshtuar çdo etapë.
/a.r