Në kuadër të masave të marrave nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe goditjen e armëmbajtjeve pa leje , me datë 13.11.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin :
- Altin Gjoka, 19 vjeç, banues në Lezhë
Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e proves materiale:
- një armë zjarri automatik kallashnikov
- një armë zjarri pistoletë e markes WALTHER pa leje
- një dylbi pushke ngjyrë të zezë
- një palë pranga metalike inoksi
- një krehër me 28 (njëzet e tetë) fishekë luftarake
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.