Dy fëmijë humbën jetën në një aksident rrugor në Durrës, ndërsa një i tretë gjendet në spital së bashku me babain e tij. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë.
“Danieli, Franci dhe Devi femijet e moshes 10 deri 14 vjecare shoke me njeri -tjetrin duhet te ishin duke fjetur gjume në shtepite e tyre para mesnates, por ata hipen në nje ciklomotorr me babain e Deivit, Sokolin 50 vjec, per te mbledhur bidone plastike e kanace, ndersa bashkemoshataret e tyre ishin në gjume. Sokoli qe i perket komunitetit rom kishte improvizuar nje kosh para motorrit ku mbartnin plastikat dhe kanacet qe me pas i shisnin per te mbijetuar.
Edhe mbremjen e shkuar motorri drejtohej nga Sokoli qe pas vetes kishte ulur Devin 10 vjecar. Nje km larg nga banesat e tyre ndersa do te ktheheshin tek kryqezimi i gjykates se Apelit rreth ores 23 te nates Sokoli, i cili kishte konsumuar pije alkolike eshte futur në shpejtesi në kryqezim. Me shpejtesi në ate krah vinte edhe automjeti i drejtuar nga 23 vjecari Muço. Per pasoje dy djemte qe udhëtonin mbi koshin e improvizuar kane fluturuar dhjetera metra larg. Franci humbi jeten në vend ndersa pak ore në pas edhe Danieli. Trupi i tij ra tek koshat e pleherave në ane te rruges ku ishte destinacioni i fundit i jetes se tij. Në spital i plagosur eshte Devi 10 vjec dhe babai i tij”.
E ndërsa ka folur me të afërmit dhe shokët e të miturve, ajo shkruan se kjo është drama e fëmijëve të periferisë, e romëve të varfër dhe gjithë të varfërve të tjerë që mbijetojnë nga mbetjet urbane.
“Te afërmit dhe shoket e dy vogelusheve ishin në vendngjarje. Ata thone se kjo eshte drama e femijeve e te periferise. E romeve te varfer dhe te gjithe te varferve te tjere qe mbijetiojne nga mbetjet urbane. Eshte e tashmja e shume familjeve qe te vetmen mundesi kane mbledhjen e kanaceve dhe plastikave në koshat e pleherave kur te tjeret flene. Sot duhet te ishin në shkolle te tre…”
/a.r