Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve të saj për 6 bashkitë për zgjedhjet vendore të 6 marsit.
Selia blu ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e Indrit Sefës si kandidat për bashkinë e Lushnjes, Luan Hotin për Durrësin dhe Xhemal Bushatin për Shkodrën.
Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ka dorëzuar dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit.
Postimi i Marash Logut:
Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit: Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë../m.j