Laureta Zyba, e cila mori menjëherë vëmendje në Për’puthen për të shkuarën e saj të errët.
Dyshja u panë tejet të afërt me njëri tjetrin dhe nuk kanë munguar as emocionet. Laureta është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku ra në prangat e policisë kosovare pasi u kap me tre persona që akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.
Që kur u bë pjesë e programit, u komentua shumë për të shkuarën e errët, ndërsa nuk kanë munguar as komentet në takimin me Bledin, në lidhje me këtë ngjarje. E prekur dhe me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se e ka përjetuar keq për shumë vite këtë situatë, ndërsa tha se Bledi e bëri të ndihej shumë mirë në takimin e tyre të parë.
Nga ana tjetër, Beldi rrëfeu mesazhet që ka marrë kur mësuan se do të ishte në takim me Lauretën.
Bledi: Ka pasur dhe mesazhe që më kanë shkruajtur dhe njerëz që më kanë folur për të kaluarën e saj. Unë gjithmonë e kam si përgjigje që kur nuk e njeh një njeri, nuk mund ta vlerësosh vetëm duke lexuar një artikull. Kur ta njohësh, ndryshon tërësisht mendimin. Koha do të tregojë gjithçka.Dhe ajo prandaj është këtu brenda.
/a.r