Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Agron Gjekmarkaj në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.
Kim shprehet se i uron atij më të mirat për postin e ri drejtues duke theksuar se presin bashkëpunim të fortë në vazhdim.
“E lumtur të takohem sot me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj.
I uroj atij gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Yuri Kim./m.j
Pleased to meet with @pdshqiperi MP Agron Gjekmarkaj today. We wish him all the best in his new leadership responsibilities as Deputy Speaker @KuvendiSH & look forward to strong 🇺🇸 🇦🇱 cooperation. pic.twitter.com/vrFGFUoaej
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 9, 2022