Nga Lushnja, ish-Kryeministri Sali Berisha u kërkoi banorëve të këtij qyteti që votën e tyre t’ja japin Elton Banos, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për Bashkinë Lushnje.
Gjatë prezantimit të Elton Banos, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla bën fushatë politike në Lushnje për kandidatin e Lulzim Bashës.
“Lulzim brava i cili ishte zotuar se do mbrojë votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj. Në vend se të na thërriste të gjithëve të dilnim në shesh të mbushnim rrugën e Tiranës, vrapoi pas karriges së tij. Dua t’i them pak, dua t’iu pyes pak qytetarët e Lushnjes, a mundet ky njeri që i detyron ekzistencën politike Edi Ramës, të luftojë Edi Ramën? Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha atij logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, i cili, unë nuk e njoh dhe s’merrem me të fare, por ta dini në qoftë se apo primaret ishin të hapur për çdo anëtar të PD të Lushnjes pa përjashtim dhe kërkonin vetëm një gjë, guximin dhe besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajën por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul bravës, le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant begoyaris që vjen dhe bën fushatë për ta, vjen dhe bën fushatën e tyre. Nuk vjen të bëjë fushatë për veten e tij se e di që është aq i diskretituar, tani ai bën fushatë për Lul bravën dhe kandidatin e tij. A mundet të përfaqësojë interesat tuaja? Kurrën e kurrës”, deklaroi Sali Berisha.
/a.r