Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për mediat ku ka lajmeruar se “sot kam firmosur kallëzimin penal si President kundër strukturave funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim falsifikim dokumentesh”.
“Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posacme dhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtarë të institucionit të Presidentit të Republikës”, tha kreu i shtetit.
Konferenca jo e zakonshme mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.
Kushtetuesja më 7 shkurt, u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.
/b.h