Gjatë konferencës për mediat, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një video gjatë periudhës së fushatës ku shfaqej Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili teksa u referohej patronazhistëve përmendte Metën.
“O Like…Për presidentin e Republikës e Kam, Ilir Metën… Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët. Patronazhistët e dinë se kush jeni”, thotë Rama.
Nga ana tjetër, Meta i është përgjigjur gjatë fjalës së tij në këtë konferencë duke thënë se patronazhistët i njohin qytetarët e Shqipërisë.
“Ata njohin qytetarët e Shqipërisë. Ushtria e patronazhistëve, me në krye atë që ankohet për presidentin”, u shpreh Meta.
/a.r