Ilirjan Celibashi, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një lidhje Skype me emisionin “Zona Zero” në Top News foli për procesin e zgjedhjeve të 6 Marsit.
Celibashi u shpreh se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga partitë politike.
Sipas tij, partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të gjitha normat e një gare të ndershme elektorale
A do ketë Shqipëria ndonjëherë zgjedhje të pranueshme nga të gjitha partitë politike?
“Nuk e di, ne dhe sikurse me 25 prill i bëmë të gjitha përpjekjet dhe për sa mund të kontribuojmë për zgjedhjet, shpresojmë që rezultati të pranohet. Jemi dëshmitarë të realitetit që jetojmë, dhe të shohim se si do shkojë. Zgjedhjet duhet të pranohen dhe nga humbësit”.
Ku duhet ta kemi fokusin në këto zgjedhje? Çfarë duhet të arrijnë partitë politike?
“Nuk e di çfarë duhet të bëjnë partitë politike me sjelljen e tyre, ata duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të gjitha normat e një gare të ndershme elektorale. Janë të detyruara t’i qëndrojnë gërmë për gërmë legjislacionit. Jo vetëm për ata vetë, por dhe për votuesit se atyre u nevojitet qetësia të vendosin lirshëm”.
Kush nga detyrat e OSBE-ODIHR mund të realizohet?
“Po përpiqemi të rrisim standardin e procesit zgjedhor, deri tani duket se e kemi bërë mirë. Jemi në bashkëpunim dhe të hapur kundrejt të gjithëve. Kjo pak kohë që kishim në dispozicion, nuk na dha mundësinë që të bëjmë përmirësime sinjifikative”./m.j