150 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministrit Edi Rama, i cili me këtë mesazh ka zgjedhur që t’u urojë një javë të mbarë të gjithë miqve të tij virtual.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindwrve u jepet njw çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.
g.kosovari