5 persona janë arrestuar në Turqi pasi u tallën me infektimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan me Covid-19.
Sipas medias turke “Hürriyet”, emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012, dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.
Ai u arrestua pasi në postimin e Erdogan në Twitter, ku ky i fundit i kërkonte popullit të lutej për shëndetin e tij dhe të gruas, la një përgjigje sarkastike,iu përgjigj me një koment sarkastik.
“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.
Departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave./m.j