Disa qese e çanta të mbushura me pjesë trupash njerëzish janë zbuluar në Googl Maps.
Ato janë hedhur nga vrasësi serial kanibal Juan Carlos Herndandez. Faqja e GoogleMapsFun në TikTok shpërndau një video të çiftit meksikan në Ecatepec de Morelos, Juan Carlos dhe Patricia Martinez që hidhnin qeset me trupat e viktimave të tyre gjatë “zbavitjes” së vrasjese nga vitei 2012 deri në 2018.
Patricia i joshte viktimat, të cilat ishin zakonisht vajza të reja, përpara se t’i bindte të shkonin në shtëpinë e saj për t’u shitur produkte të ndryshme si veshje e parfum.
Çifti kanibal u dënua për përdhunimin, prerjet e kokave dhe copëtimin e trupave të deri 20 viktimave në banjën e tyre përpara se të gatuanin mishin e tyre.
Dyshja që u bë e njohur si “Përbindëshat e Ecatepec” thuhet se zemrat e viktimave ia hidhnin qenit të tyre.
Më pas ata grumbullonin eshtrat e viktimave përpara se t’i transportonin me një karrocë fëmijësh në një vend afër plazhit Pie de la Cuesta.
Çantat e gjetura u panë në Google Maps dhe u rrethuan me shirit nga policia.