Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Durrës kandidatin Ardian Muka të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për projektin e Portit të Durrësit, sipas të cilit, prapë tij qëndrojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Berisha u shpreh se në Portin e Durrësit, në 800 mijë metra katrorë, do të bëhen ndërtime ku do të pastrohen miliarda Euro droge.
“Një qeverisje që në 8 vite e shndërroi Durrësin në qytetin e betonit, e shndërroi në një qytet që në njërën anë ke banorët e tij më të civilizuar, në anën tjetër bandat e qeverisë të cilët punojnë ditë e natë kundër qytetarëve.
Ambiciet e qeverisë për Durrësin tejkaluan çdo parashikim. Durrësi ka parë në shekuj perandori dhe hordhi të huaja. Asnjëra prej tyre nuk ka vendosur t’ja heqë portin qytetit. Kurse kjo qeveri, pas një sage me një nga aferat më të mëdha korruptive në Europë, duke prerë kafshatën e 12 mijë familjeve që ushqeheshin në aktivitetin e portit për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. Tani del për Edvinin dhe Lul bravën, për larjen e miliarda Euro drogë, shikoni çfarë janë në gjendje t’i bëjnë qytetit. Imagjinoni t’ja presin si me sëpatë 3000 vite histori.
Po babëzia, lukunia nuk ka kufij tek këta njerëz. Por në qoftë se do ndërtosh një port të ri në Porto Romano, atëherë japja këto 800 mijë katrorë qytetarëve të Durrësit, t’i nxjerrin kursimet që kanë, të ndërtojnë dhe t’i shumohen në ndërtim. Por pse t’i marrin Edi Rama dhe Lul brava? Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj durrsakëve por dhe shqiptarëve. Afër Durrësit ndodhet një qendër e helmeve më të rënda dhe ne me Bankën Botërore me një shumë 3 milionë Dollarë e mbyllëm në mënyrë perfekte. Kurse këta për mbetje të zakonshme urbane e realizuan me një shumë 15 milionë Euro, 6 herë më të madhe. Sepse janë bashkëaksionerë Zoto me kompaninë tjetër të Lul bravës”, deklaroi Sali Berisha.
/a.r