Gjatë një aktiviteti të organizuar nga familjet shkodrane, Presidenti Ilir Meta u nderua si ‘Njeriu i Vitit’. Për këtë titull që i është dhënë Metës ka reaguar edhe juristi Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se më në fund u dekorua edhe Meta, i cili nuk ka lënë njeri pa dekoruar.
Jo vetëm kaq, por juristi shkruan se tani presim dekorimin final të Metës nga Gjykata Kushtetuese, duke nënkuptuar kështu shkarkimin e tij nga posti i Presidentit.
“Me ne fund, dekoruesi u dekorua.
Çudia eshte, pse nuk dekoroi veten.
Tani te presim dekorimin final nga Gjykata Kushtetuese.”, shkruan Romeo Kara.
/a.r