Ish-komandanti i Forcave Speciale, Hilë Lushaku ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Eksperti i njohur Hilë Lushaku ka përpiluar një listë me e emrat e ministrave të rendit që nuk kanë pasur një përfundim të mirë të karrierës së tyre, madje disa prej tyre janë edhe ekzekutuar. Nga 71 drejtues, ministra vetëm 20 prej tyre kanë shpëtuar deri më tani.
Postimi i ekspertit e historianit Lushaku
Cili e ka radhen pas Sajmirit?
Ju paraqes listen e ministrave te Brendshëm te vrare, arrestuar/denuar, akuzuar apo detyruar per te emigruar (nga 4 dhjetori 1912 kane drejtuar institucionin 71 ministra, vetem 20 prej tyre kane shpetuar deri tani):
1.Mufid bej Libohova, akuzuar për korrupsion në Kuvendin Kombëtar, propozuar për burgim, emigroi ne vitin 1926;
2. Esad Pashë Toptani, vrarë me atentat, Paris, 1920;
3. Ismail Bej Qemali, vdiq i helmuar në Peruxhia, Itali, 1919;
4. Hasan bej Prishtina, vra me atentat ne Selanik, 1933;
5. Fejzi Alizoti, pushkatuar ne vitin 1945;
6. Aqif Pashë Elbasani, emigroi i detyruar ngs Ahmet Zogu me 1925;
7. Shahin bej Dino, emigroi me Esat Toptanin.
8. Mehdi bej Frasheri, emigroi ne fundin e vitit 1944;
9. Ahmet bej Zogu, emigroi me 7 prill 1939.
10.Fuad bej Dibra, akuzuar për kolaboracionist, 1944
11.Xhaferr bej Ypi, u vra në luftën italo-greke;
12. Refik bej Toptani, u akuzua si regjent, 1944;
13. Sulejman bej Delvina, emigroi;
14. Bajram bej Fevziu, emigroi, 1925;
15. Luigj Gurakuqi, atentat, më 1925, Itali;
16. Sejfi Vllamasi, burgosur nga komunizmi;
17. Rexhep Mitrovica, emigroi ne vitin 1944;
18. Shefqet bej Vërlaci, emigroi para clirimit;
19. Abdurrahman bej Dibra, burgosur pas vitit 1945;
20. Rexhep Shala, emigroi i perndjekur nga Ahmet Zogu;
21. Kostaq Kotta, vdiq në burgun e Burrelit;
22.Ceno bej Kryeziu, atentat, 1927, Pragë;
23. Musa Juka, emigroi me 7 prill 1939;
24. Et’hem Toto, vrarë nga qeveria Zogut, 1937;
25. Zef Kadarja, pushkatuar, 1945;
26. Maliq bej Bushati, pushkatuar 1946;
27. Mustafa Kruja, emigroi pas pushtimit nazist, 1944;
28. Eqrem bej Libohova, emigroi ne vitin 1944;
29. Fiqiri Dine, emigroi ne prag te clirimit nazifashist;
30. Mark Gjon Marku, vra në luftë me policinë, 1946;
31. Kolë Bibë Mirakaj, emigroi ne prag te clirimit nazifashist;
32.Xhafer Deva, emigroi ne prag te clirimit nazifashist;
33. Ibrahim Biçakçiu (i biri patriotit Aqif Pashe Elbasanit), burgim 17 vjet, Burrel;
34. Haxhi Lleshi, burgosur ne kohen e demokracise;
35. Koçi Xoxe, pushkatuar ne vitin 1948;
36. Nesti Kerenxhi, burgosur ne vitin 1948 dhe 1981;
37. Mehmet Shehu, vetëvrarë me 18 dhjetor 1981;
38. Kadri Hazbiu, pushkatuar nga partia e tij;
39. Feçorr Shehu, pushkatuar me Kadri Hazbiun;
40. Hekuran Isaj, burgosur me kohen e Sali Berishes;
41. Simon Stefani, burgosur ne kohen e Sali Berishes;
42. Gramoz Ruçi, emigroi ne kohen e Sali Berishes
43. Haredin Shyti, në emigrim;
44.Vladimir Hysi, burgosur ne kohen e Sali Berishes;
45. Halit Shamata, burgosur ne kohen e Fatos Namos;
46. Belul Çelo, emigrim pas zgjedhjeve te vitit 1997;
47. Ali Kazazi, arrestuar me 14 shkurt 1998;
48. Perikli Teta, ndaluar një ditë në gjykatë, ne qershor 1999;
49. Petro Koçi, arrestuar ne kohen e Sali Berishes;
50. Lulëzim Basha, akuzuar per korrupsion ne ndertimin e rruges se kombit dhe vrasjen e 4 qytetareve ne proteste.
51. Sajmir Tahiri, arrestuar per shperdorim detyre