Geeling Ching, modelja që më 1983 xhiroi së bashku me David Bowie videon e këngës “China girl”, thotë se është tronditur shumë nga vdekja e “Dukës së bardhë”. “Ishte idhulli ime. Të nxirrje në ekran një hisori dashurie me një superyll si ai ishte shumë e vështirë, por ai e bëri tepër të lehtë”.
“China Girl” është një këngë e kompozuar nga Bowie në bashkëpunim me Iggy Pop më 1977, por e publikuar si single në albumin “Let’s Dance”.
Duke komentuar videon, Bowie thoshte: “Është një ilustrim i admirimit tim të përhershëm për gjithçka aziatike”.
Pas videoklipit, Bowie e Geeling Ching u lidhën bashkë për pak kohë.