Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, sipas së cili ai qëndron pas dënimit të Tahirit, e ndërsa ka zbuluar edhe bisedën e bërë me të dy.
“Burgosja e Saimir Tahirit është pjese e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepergjegjesi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk më dëgjoi. I kam thënë edhe vete Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shume i politizuar, për më tepër që do të keqpërdorin në atë funksion”, tha Meta.