Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO, i cili dënoi me 3 vite dhe 4 muaj burgim ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Berisha në një mesazh në Facebook shkruan se vendimi për Tahirin ishte i trukuar dhe qesharak. “Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”. Vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku”, tha ai.
Ish.zv-kryeministri Erion Braçe teksa ka komentuar këtë reagim, kërkon burg për Sali Berishën.
Reagimi i Braçes:
NE CDO VEND NORMAL;
CDO PUSHKATIM,
NJE BURGIM I PERJESHTSHEM!
KATER PUSHKATIME,
KATER BURGIME PERJETE!
Sot nuk ka asnje ne burg!
MINIMUMI ESHTE PABARAZI!
PANDESHKUESHMERI PO E PO!