Ditën e sotme, në ujërat e Jonit janë shfaqur sërish delfinët të cilët kanë dhuruar “spaktakël” për qytetarët që shëtisnin në Karaburun. Pamjet në fjalë janë kapur nga qytetarët të cilët u mahnitën kur panë delfinët teksa luanin me njeri-tjetrin, duke “kërcyer” mbi ujë.
Vlen të thuhet se delfinët janë duke u shfaqur gjithmonë edhe me shpesh në gjirin e Vlorës.