Është pretenduar për dyshime se këto fonde janë përdorur për qëllime elektorale të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie të datës 6 mars 2022.
” Të na jepet një shpjegim në lidhje me procedurën që është ndjekur dhe nëse kjo procedurë vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 91 dhe 92 të kodit zgjedhor që ndalojnë nxjerrjen e akteve ligjore që kanë për qëllim të ofrojnë shpërblime për kategori të caktuara të qyhtetarëve.
Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj një informacion të detajuar mbi vendimmarrjen e prenteduar nga kërkuesi, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese”, thuhet në shkresën që mban firmën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.