Mbrëmjen e djeshme, Donaldi akuzoi Einxhel dhe zihet rrugëve të Tiranës me vajza dhe vjen në “Big Brother VIP” për të luftuar të drejtat e femrave. Kjo ka bërë që publiku të bëhet shumë kuriozë, lidhur me sherrin që moderatorja ka pasur.
Bëhet fjalë pikërisht për një debat që ka agravuar mes saj, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit në vitin 2019. Tre vajzat e njohura të ekranit dhe Instagramit, janë përfshirë në një konflikt fizik, në zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Shkira.
Historia nisi kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.
E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel konfirmoi ngjarjen në atë kohë dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.
“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.
/b.h