Menjëherë pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo ka marrë vemendje të shtuar nga media. Fifi është një këngëtare, të cilës fama nuk i mungon, por pjesmarrja në “Big Brother”, bëri që njerëzit ta njohim më mirë dhe ta simpatizojnë më shumë.
E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizon me një tjetër histori.
Këto kohë ajo është parë afër një djali i cili nuk është fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’ka fare lidhje me botën e showbizit. Ai është Adis Patushi, ish bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.
Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.
Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.
Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte. Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.
Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.
Më herët, Adrola ka treguar në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht së kaluarës. Në një intervistë disa vite më parë, Adrola ka pranuar të flasë për arsyen pse mori fund martesa e tyre.
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.
“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.
g.kosovari