Përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ishin të pranishëm, në sallën e gjyqit të Apelit në GJKKO, kur u ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor. Edhe më parë përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, kanë qenë të pranishëm në seancat gjyqësore ndaj Saimir Tahirit.
Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim./m.j